LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 10 aksidente me tetë të lënduar

Shkup, 10 aksidente me tetë të lënduar
Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të SPB Shkup, gjatë ditë së djeshme ka pasur 10 aksidente me një të lënduar me lëndime të rënda dhe shtatë persona me lëndime më të lehta trupore.

Policia ka shqiptuar 85 dënime për parkim jo të rregullt ndërsa me automjetin ‘karoteci’ janë ngritur 57 automjete, njofton Telegrafi Maqedoni.

Janë dënuar 13 vozitës para se ta marrin lejen e vozitjes, pesë këmbësorë për shkak të kalimit të korsisë jashtë vizave të bardha, shtatë vozitës për përdorim të telefonit dhe katër vozitës për tejkalimin jo të rregullt./Telegrafi/