LAJMI I FUNDIT:

Shkrirja e akullnajës në alpet zvicerane rezultoi në gjetjen e një alpinisti të zhdukur në vitin 1986

Shkrirja e akullnajës në alpet zvicerane rezultoi në gjetjen e një alpinisti të zhdukur në vitin 1986

Mbetjet e një njeriu të gjetura në një akullnajë afër Matterhornit të famshëm të Zvicrës janë konfirmuar se i përkasin trupit të një alpinisti gjerman i zhdukur që nga viti 1986.

Një numër fshehtësish të mbajtura prej kohësh po zbulohen nga akullnajat alpine që tani po tkurren me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike, transmeton Telegrafi.

Trupi u zbulua në fillim të këtij muaji nga alpinistët që po kalonin tek akullnaja Theodul mbi atë Zermatt.


Ata vunë re një çizme dhe gjësende të tjera brenda akullit.

Pas bërjes së analizave të ADN-së, u konstatua se mbetjet i përkisnin një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.

Policia asokohe nuk e kishte përmendur emrin e alpinistit, por tha se ai ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë një ecjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori