LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtarja më e lexuar e të gjithave kohërave

Shkrimtarja më e lexuar e të gjithave kohërave
Agatha Christie

Agatha Christie është shkrimtarja më e shitur e të gjitha kohërave, duke lënë pas edhe Shekspirin. Veprat e saj janë shitur në mbi dy miliardë kopje.

E lindur në Torquay të Anlgisë në 1890, njihet për 66 romanet e saj detektivë dhe 14 koleksionet e tregimeve të shkurtra, si dhe shfaqjen më jetëgjatë të luajtur në botë – “The Mousetrap” (1952), që deri sot është dhënë mbi 25 mijë herë.

Në vitet e hershme, Agatha Christie nuk shkoi në shkollë, por u edukua në shtëpi nga nëna e saj e cila mësoi të lexojë nga mosha pesëvjeçare. Në adoleshencë studio muzikën klasike, por ishte shumë nevrike për të performuar.

Christie është e vetmja femër dramaturge që ka pasur tri shfaqje që janë luajtur njëkohësisht. Ndërsa, veprat e saj janë përkthyer në mbi 100 gjuhë të botës.

Fantazia e personazheve të krijuara nga ajo është e veçantë. Askush nuk është tërësisht i pafajshëm në romanet e Christiet, gjithkush ka një të fshehtë, një sekret dhe është në kërkim të vrasësit… e të gjithë dalin në fund në dritë. Ajo kurrë nuk pati një zyrë. Romanin “Vrasje në Orient Express”, për shembull, e ka shkruar në një dhomë hoteli. Në fakt, shkruante kudo: në kuzhinë, dhomë gjumi, gjatë udhëtimeve… Ndërkaq, shpesh përdorte një procedurë të kundërt: përshkruante fillimisht skenën e krimit, me detajet përkatëse dhe më pas çdo gjë tjetër, përfshirë këtu edhe protagonistët.

Më 12 janar 1976, Agatha Christie vdiq në moshën 86-vjeçare. /21Media/