LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtarja angleze dhuron një milionë funte për dy organizata bamirësie

Shkrimtarja angleze dhuron një milionë funte për dy organizata bamirësie

J.K. Rowling, autorja e librave të magjistarit më të famshëm në botë, Harry Potter, do të dhurojë një milionë funte për dy organizata bamirësie, për të ndihmuar personat e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Rowling tha se paratë do të ndaheshin në mënyrë të barabartë për shoqatën “Crisis” që ndihmon të pastrehët dhe “Refuge” që mbështet njerëzit që kanë pësuar dhunë në familje.


Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se “po mendon për njerëzit që ndodhen jashtë duke bërë punën e tyre për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës”.