LAJMI I FUNDIT:

Shkoptha djathi: Pesë herë më të shijshëm dhe më shpejt se pitja! (Video)

Shkoptha djathi: Pesë herë më të shijshëm dhe më shpejt se pitja! (Video)

Në brumin kërcëllues fshihet kaçkavalli i shijshëm i shkrirë.

Nëse ju pëlqen shumë pitja me djathë, por ju mungon koha apo shkathtësia prej kuzhinieri për piten e ëmbël, kjo është zgjidhja!- transmeton Telegrafi.


Shkoptha të shkëlqyeshëm me djathë janë idealë, por edhe zëvendësim shumë i shpejtë i pites! Ju duhen vetëm tre përbërës dhe 15 minuta kohë!

Përbërësit:

– Kore për pite
– Kaçkavall apo djathë Mozzarella
– Vaj për fërgim.

Përgatitja:

Nga një kore pritni në katër pjesë në formë katrori.

Merrni një dhe ktheni skajet nga vetja, dhe në fund qitni një pjesë të gjatë të kaçkavallit apo Mozzarellës dhe bëni në formë roleje (procedura e hollësishme e mbështjelljes së shkopthave shikojeni në videon më poshtë).

Përsëriteni procedurën derisa ta shpenzoni tërë materialin, pastaj shkopthat fërgoni në vaj nga të dyja anët – më së shumti një minutë.

Servireni me shtesa të preferuara dhe kënaquni me shkopthat kërcëllues dhe të shijshëm!

/Telegrafi/