LAJMI I FUNDIT:

Shkon mbi 40 mijë numri i të vdekurve shkaku i tërmeteve në Turqi

Shkon mbi 40 mijë numri i të vdekurve shkaku i tërmeteve në Turqi

Numri i personave të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi është rritur në 40,689.

Kështu sot deklaroi për mediat kreu i organizatës së Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer.

Ngarkoi çatinë e veturës së vjetër me ndihma nga Azerbajxhani - burri që u bë simbol në shtetin turk, shpërblehet me një automjet të ri
Lexo po ashtu Ngarkoi çatinë e veturës së vjetër me ndihma nga Azerbajxhani - burri që u bë simbol në shtetin turk, shpërblehet me një automjet të ri

“Numri i viktimave vazhdon të rritet. Tani 40,689 njerëz kanë vdekur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Ka ende shpresë se njerëzit do të shpëtohen nga rrënojat”, tha ai në një intervistë për kanalet televizive lokale, raporton trt.


Dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të shkallës së Rihterit tronditën më 6 shkurt provincën turke të Kahramanmaras, që ndodhet në juglindje të vendit.

Ekipet e shpëtimit gjetën një çantë me dy milionë dollarë mes rrënojave në Turqi
Lexo po ashtu Ekipet e shpëtimit gjetën një çantë me dy milionë dollarë mes rrënojave në Turqi

Tërmetet, të ndjekura nga 6000 pasgoditje, janë ndjerë në dhjetë provinca të ndryshme, si dhe në vendet fqinje, kryesisht në Siri.

Ndryshe, shumë sizmologë kanë paralajmëruar se tërmete të tjera pritet ta godasin shtetin turk gjatë viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori