Ishte një takim virtual maratonë: 500 ekspertë të tregtisë dhe juristë në të dyja anët zhvilluan një video-konferencë katër ditë rresht për 11 fusha ku duhet të rregullohen marrëdhëniet pas Brexit, që nga qarkullimi i mallrave, tek peshkimi e deri tek bashkëpunimi i policisë. Në fund kryenegociatori i BE, Michel Barnier u shpreh i zhgënjyer: “Ishte një raund i qëndrimeve të ndryshme, pa progres”, tha ai.
Diplomati francez u ankua se “Britania e Madhe nuk ka hyrë vërtet në negociatat në ‘nivel të fushës së lojës’”. Ky nocion përcakton kërkesën e BE, që Britania e Madhe si kompensim për qasjen në tregun e brendshëm duhet të respektojë rregullat si mbrojtjen e konsumatorit, kufizimet ekologjike apo kushtet e punës. Brukseli nuk do të ketë dikë që prodhon dumpin në pragun e tij, një vend që i minon standardet e BE-së dhe i ulë ato.
Në këtë pikë nuk ka asnjë përparim; pala britanike argumenton, se si shtet i pavarur nuk lejon t’i vendosë rregulla BE-ja. BE përgjigjet se vetëm me këtë çmim britanikët do të kenë qasje në tregun e BE, pa dogana dhe kuota. Palët kanë mbetur në vendnumëro e asnjëra nuk heq dorë nga qëndrimet e veta. Sipas Barnierit, britanikët nuk tregojnë aspak “ambicie” të qartësojnë çështjen e kuadrit ligjor. Kjo vlen edhe për tema të veçanta, si larjen e parave, rolet e parlamenteve apo shoqërinë civile. Bashkëpunimi i policive dështon se britanikët refuzojnë konventën e të drejtave të njeriut, duan të ulin standardet në mbrojtjen e të dhënave dhe reciprociteti kështu nuk garantohet. Evropianët besojnë se britanikët si në divorce duan të marrin pjesën më të mirë. Nuk mund të kërkosh privilegje si tregu i brendshëm pa përmbushur kushtet që kërkon ai, ky është qëndrimi i njohur në Bruksel.
Negociatori britanik David Frost dhe ekspertët e tij i mbajnë deri tani të papublikuara draftet e përgatitura për bisedimet me Brukselin. Në Bruksel supozohet se me këtë synohet të shmangen debatet e grindjet në Britaninë e Madhe. BE kërkon transparencë të plotë demokratike.
Koha nuk pret. Sipas Michel itBarnier nuk ka më kohë të mjaftueshme, që të negociohen të paktën linjat kryesore të marrëveshjes. Në fillim të qershorit pritet të zhvillohet raundi i katërt i bisedimeve, më pas ka një takim në nivel qeveritar për të parë, nëse ka vërtet sukses për negociata të ardhshme. Nëse nuk konstatohet progres, duhet që deri në fund të qershorit të dërgohet kërkesa për zgjatje të fazës së ndërmjetme me një ose dy vjet.
Megjithë krizën ekonomike para së cilës ndodhet Britania e Madhe për shkak të krizës së Coronës, Londra e e refuzon opsionin e zgjatjes së negociatave. Megjithëse ndërkohë edhe përkrahës të Brexit-it tani rekomandojnë zgjatjen e negociatave, qeveria nuk reagon. Mendohet se Londra kërkon që të nxisë BE-në që të bëjë kërkesën për zgjatje të negociatave. Boris Johnson mund t’ia hedhë kështu fajin Brukselit. Por, diplomatët e Brukselit e përjashtojnë këtë – pse t‘ia japësh këtë kënaqësi britanikëve, thonë ata.
“Britania e Madhe duhet të bëhet më realiste, nëse do një marrëveshje”, tha Barnier. “Ne nuk do të mbyllim një marrëveshje patjetër me çdo çmim.” Të dyja palët duhet të përgatisin sipërmarrjet e konsumatorët për kontrolle kufitare dhe mallrash nga janari 2021.
Një shenjë pozitive vihet tek peshkimi. Aty ka shenja, se nuk po qëndrohet më në pozicionet maksimale, thotë Michel Barnier, por po flitet për zona dhe lloje, e këtu mund të ecet përpara. Pozitive shihet në Bruksel edhe vetëdijesimi i qeverisë britanike, se do të ketë kontrolle në kufirin mes tokës britanike e Irlandës Veriore. Këtë Johnson e kishte mohuar kategorikisht në fillim të vitit. Michel Barnier kujton, se protokolli i Irlandës së Veriut si pjesë e marrëveshjes së daljes nga BE dhe marrëveshjes ndërkombëtare duhet të zbatohet plotësisht më 1 janar 2021.
“Unë jam i qetë, i vendosur, por jo optimist”, thotë Michel Barnier pas raundit të tretë dhe e quan Brexit-in një “shkollë të durimit”. Një vështrim në deklaratën e negociatorit britanik, David Frost, pas raundit të tretë nuk sjell shpresa. “Më vjen keq që në temat e hapura kemi pasur kaq pak progres.” Sipas Forsterit, “BE duhet vërtet të ndryshojë qëndrim deri në raundin e ri më 1 qershor”. Ai e quan qëndrimin e BE „ideologjik”.
Tejkalimi i grindjeve deri në takimin e krerëve të qeverive të BE me britanikët në fund të qershorit nuk pritet. Boris Johnson i është përkushtuar tani krizës së koronavirusit dhe ia ka lënë Brexit negociatorëvë të tij. Brenda katër javësh ai duhet të marrë një vendim, dhe bastet janë të hapura, nëse ai do ndryshojë mendim. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë