LAJMI I FUNDIT:

Shkodran Mustafi pranë rikthimit në Serie A, në bisedime të avancuara me Genoan

Shkodran Mustafi pranë rikthimit në Serie A, në bisedime të avancuara me Genoan

Reprezentuesi gjerman, Shkodran Mustafi thuhet se është pranë një rikthimi në Serie A pasi është në bisedime për t’iu bashkuar Genoas si lojtar i lirë.

29-vjeçari shqiptar u lirua kur kontrata e tij me Schalke 04 përfundoi në korrik.

Ai gjithashtu ishte lidhur me Fiorentinën, por ata zgjodhën Matija Nastasic nga Schalke, ndërsa Adana Demirspor ishin gjithashtu opsione në Turqi.


E ardhmja e Mustafit ende e paqartë, mbrojtësi shqiptar ka katër oferta
Lexo po ashtu E ardhmja e Mustafit ende e paqartë, mbrojtësi shqiptar ka katër oferta

Sipas ekspertit të transferimit Nicolo Schira, Mustafi është në negociata të avancuara me Genoan për një kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Ky është një rikthim në qytetin e Genoas, por jo te njëjti klub, pasi Mustafi luajti për Sampdorian nga 2012-14 para transferimit të tij në Valencia.

Ai vazhdoi të bashkohej me Arsenalin për një tarifë të madhe prej 41 milionë eurosh në vitin 2016, për t’u larguar falas në shkurt të vitit 2021.

Mustafi bëri 50 paraqitje në Serie A në karrierën e tij, duke shënuar një gol.

Qendërmbrojtësi nga Gostivari ka gjithashtu 20 paraqitje të mëdha për Gjermaninë, në të cilat ai shënoi dy herë.

Gjatë kohës se tij me kombëtaren, Mustafi ishte në skuadrën fituese të Kupës së Botës “Brazil 2014”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori