LAJMI I FUNDIT:

Shkoda do të kufizojë prodhimin për shkak të problemeve në Çeki

Shkoda do të kufizojë prodhimin për shkak të problemeve në Çeki

Prodhuesi çek i makinave do të kufizojë ose ndalojë plotësisht prodhimin e makinave në të tri fabrikat në Republikën Çeke nga 18 tetori deri në fund të vitit, për shkak të mungesës globale të çipave.

Pezullimi i prodhimit mund të godasë rëndë ekonominë çeke, pasi Shkoda Auto, e cila është pjesë e Grupit Volkswagen, kontribuon pesë për qind në PBB-në çeke, por gjithashtu përbën nëntë për qind të eksporteve çeke, raporton Euraktiv.


Prodhimi u pezullua më parë në shtator për një javë për të njëjtën arsye.

Mungesa e çipave ka prekur të gjithë sektorin e automobilave në botë, dhe kompanitë evropiane të makinave varen nga prodhimi aziatik, i cili është në rënie për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Çipat janë përbërës strategjikë të botës digjitale, dhe ndërsa prodhimi i tyre në vendet aziatike është i kufizuar, kërkesat po rriten në të gjithë botën.

Komisioni Evropian njoftoi më herët se do të prezantonte një “rregullore evropiane për çipat”, e cila duhet të rrisë kapacitetin e produkteve në Evropë dhe të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Kalo në kategori