Fundi i këtij viti do të shënojë hapat e parë të instalimit të rrjetit të shumë-pritur celular, që njihet si 5G, i cili ofron qasje më të shpejtë në internet. Në mes të provave për gatishmërinë e këtij rrjeti janë edhe hulumtuesit nga universitetet “Lund” dhe “Bristol” në Suedi. Synimi është që shpejtësia prej 1 Gigabit për sekondë, të jetë mesatarja normale për pajisjet në rrjetin 5G.
Në kampusin e universitetit Lund në jug të Suedisë gjendet laboratori i parë në botë për testimin e rrjetit 5G.
“Kemi laboratorin e parë që kryen prova në kohë reale për dërgimin dhe marrjen e të dhënave masive, ku demostrojmë se kjo teknologji aktualisht funksionon në mjedise të zakonshme dhe se mund të vihet në zbatim”, tha profesori Fredrik Tufvesson, i cili merret me hulumtimet në Universitetin Lund, përcjell Telegrafi.
Në një ndarëse të madhe janë montuar 144 antena individuale. Dy telefona celularë të bashkangjitur mbi tuba portativë, ku secili është i lidhur me tela në bazën e stacionit, imitojnë katër përdorues të ndryshëm duke transmetuar të dhënat e tyre në stacionin bazë.
“Bazuar në të dhënat e marra në stacionin bazë, ne mund të llogarisim dhe ndajmë përçimin e ndryshëm të të dhënave”, thotë profesori Tufvesson.
Gjatë provave laboratorike vitin e kaluar, hulumtuesit arritën të regjistrojnë shpejtësi 20 herë më të lartë se rrjeti i sotëm 4G.
Pas provave në laborator, tani po testojnë aftësitë e teknologjisë kur përdoruesit janë në lëvizje.
Studenti Erik Bengtsson në një dhomë aty pranë po kryen teste të tjera.
“Në njërën anë kemi mbi 200 antena dhe 128 në krahun tjetër. Synimi është që të transmetojmë sinjalin shumë shpejt mes të gjitha antenave dhe masim trasmetimin nga një antetë tek tjetra. Kështu mund të masim karakteristikat e dhomës dhe si reagon sinjali në bazë të madhësisë së dhomës”, thotë Bengtsson.
Në dhomën tjetër të provave, profesori Tufvesson tregon përfitimet që teknologjia 5G do të sjellë për industrinë.
“Industrive do t’u mundësohet përdorimi i aplikimeve të reja me pengesa më të pakta në rrjet dhe siguri më të madhe. Këto janë dy gjëra të nevojshme për të arritur nivelin tjetër të lidhjeve celulare, për përdorim të plotë në lëmin industrial”, shtoi ai.
Shpresa është që rrejti 5G të ndihmojë në rritjen përdorimit të teknologjisë për pajisjet në internet, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për shkëmbime të dhënash në sasi të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi