Shkencëtarët mbyllin debatin: Mësoni dy arsyet nga se lind homoseksualiteti

Homoseksualiteti lind nga një kombinim faktorësh gjenetikë dhe ambientalë
Ky është përfundimi i një studimi të shumëdebatuar, i kryer mbi një milionë e gjysmë persona nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish.
Sipas tyre, nuk ekziston vetëm një gjen që lejon parashikimin e sjelljes seksuale, por mijëra variante që kontribuojnë në mënyrë të kufizuar kundrejt ndikimit të ambientit dhe kulturës.
Studimi i botuar në revistën Science, përfaqëson edhe kërkimin më të gjerë gjenetik mbi temën e homoseksualitetit.
Studime të mëparshme sugjeronin praninë e sinjaleve gjenetike të forta që mund të lejonin parashikimin e sjelljes seksuale; një nga më të njohurit përqendrohej tek kromozomi X, por në studimin e fundit, me një kampion 100 herë më të madh, është demonstruar se nuk është kështu.
Kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat e më shumë se gjysmë milioni personash, të pranishme në dy banka të mëdha gjenetike.
Është bërë një ekzaminim i gjenomës me qëllim që të shihet se cilat gjene mund të jenë të lidhura me sjelljen seksuale të deklaruar nga personat në formularë. Dhe kanë rezultuar në përfundim pesë variante gjenetike të lidhura në mënyrë domethënëse me homoseksualitetin.
Dallime të vogla në ADN që kanë treguar një lidhje të qartë me sjelljen homoseksuale, dy të gjendura si tek burrat ashtu edhe tek gratë, dy vetëm tek burrat dhe një vetëm tek gratë.
Edhe të marra së bashku, të pesë variantet gjenetike shpjegojnë më pak se 1 për qind të sjelljes homoseksuale, çka sugjeron se edhe shumë variante të tjera mund të jenë të përfshira, secili me një rol shumë të vogël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa