LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar shkakun e shfaqjes së disleksisë

Shkencëtarët kanë zbuluar shkakun e shfaqjes së disleksisë

Kur është fjala për këtë çrregullim, është me rëndësi që të vërehet sa më parë dhe të reagohet sa më shpejt

Vështirësia që shumë fëmijë mund të shfaqin gjatë të mësuarit për të lexuar mund të jetë pasojë e një çrregullimi që në gjuhën mjekësore njihet si: “disleksia”, e jo thjeshtë dembelizëm, apo mungesë përqendrimi sikundër keqkuptohet rëndom.


Shkencëtarët francezë mendojnë që kanë gjetur shkaktarin potencial të disleksisë, të fshehur në receptorët miniaturalë të syve të atyre të cilët i prek ky problem nga leximi, kanë treguar rezultatet e studimit të publikuar kohë më parë.

Te personat të cilët nuk janë të prekur me këtë problem, receptorët e përmendur të dritës nuk e kanë formën e njëjtë në të dy sytë, ata janë asimetrikë.

Te personat me disleksi ajo zonë është simetrike në të dy sytë, tregon ky studim, transmeton Telegrafi.

Ky do të mund të jetë shkaktari i konfuzionit në tru, sepse, duke pasur parasysh që krijojnë fotografi të kundërta, ato sikur në pasqyrë, ndërkaq truri nuk di cilën ta zgjedhë.

“Studimet tona na kanë mundësuar që të konstatojmë se si kemi gjetur shkaktarin potencial të disleksisë”, ka thënë njëri ndër autorit e studimit, Guy Ropars, nga Universiteti Rennes dhe ka shtuar:

“Asimetria është e nevojshme në mënyrë të eliminohet fotografia e kundërt e cila pengon leximin normal”.

“Ekzistimi i distancës kohore midis fotografisë primare dhe asaj të kundërt na ka mundësuar që të shpikim metodën se si ta fshijmë fotografinë e kundërt e cila i mundon personat me disleksi”, falë përdorimit të njëlloj llambe strotoskopike LED, ka shpjeguar Ropars.

Njerëzit të cilët kanë problem me disleksi e quajnë “llambë magjike”. Pra, nga ky çrregullim vuajnë më shumë se 700 milionë njerëz në botë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori