LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrë interesante për ta shtuar efikasitetin në punë

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrë interesante për ta shtuar efikasitetin në punë

Studiuesit paralajmërojnë se njerëzit duhet të zgjedhin për të parë përmbajtje qesharake dhe ato që nxisin emocione pozitive, sepse nga to varet efikasiteti në punë.

Zgjidhja më e mirë për punëtorët dhe kompanitë: Orari javor të bëhet katër-ditësh
Lexo po ashtu Zgjidhja më e mirë për punëtorët dhe kompanitë: Orari javor të bëhet katër-ditësh

Sipas shkencëtarëve, shikimi i video-klipeve me mace ndikon në produktivitet. Këtë ata e thotë në një emision në kanalin televiziv Discovery Science. Ata madje shprehen se shikimi i sekuencave të tilla e shkurton orarin e punës nga tetë në 5.5 orë.

“Disponimi mund të ketë ndikim funksional në vendin e punës e mund ta rrisë efikasitetin e punëtorëve. Nëse shikoni xhirime me macet, sidomos ato të voglat, mund të keni ndjenja subjektive në kohë, pra të thuhet se koha po fluturon”, kanë thënë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Ata shprehen se duhet zgjedhur përmbajtje qesharake, sepse kjo ndikon që t’i kryeni punët më shpejtë.

Shikimi i videove të tilla në punë arsyetohet me faktin se një pauzë e shkurtë mentale i shkon për shtati organizmit dhe në këtë mënyrë mbushim “bateritë” tona që të jemi më produktivë më vonë.

E, këtu rol kryesor prapë luajnë macet… /Telegrafi/