LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë gjetur se një medikament kundër morrave, mund të eliminojë qelizat e coronavirusit për 48 orë

Shkencëtarët kanë gjetur se një medikament kundër morrave, mund të eliminojë qelizat e coronavirusit për 48 orë

Medikamenti anti-parazit që është përdorur për largimin e morrave të kokës, mund të eliminojë edhe qelizat e coronavirusit.

Sipas shkencëtarëve në Monash University në Australi, trajtimi me Ivermectin, mund ta ndalojë përhapjen e SARS-CoV-2, transmeton Telegrafi.


“Kemi gjetur se një dozë e vetme e këtij medikamenti, mund t’i largojë të gjitha materialet gjenetike të coronavirusit për 48 orë, derisa reduktimi më i madh i virusit bëhet në 24 orët e para”, ka thënë mikrobiologu i këtij universiteti, Dr Kylie Wagstaff.

Derisa nuk dihet saktësisht se si funksionon, mendohet se ky medikament e ka aftësinë t’i bllokojë dhe pastrojë qelizat pritëse, në mënyrë që të mos grumbullojë materie të dëmshme.

Hapi i ardhshëm i shkencëtarëve, është që të caktojnë dozën e duhur të përdorimit, na mënyrë që ta trajtojë sëmundjen derisa nuk shkakton një dëm anësor për shëndetin.

“Në kohën kur kemi një pandemi dhe nuk ka një trajtim të aprovuar, nëse do të kishim ndonjë përbërës që është në dispozicion në të gjithë botën, atëherë kjo mund të ndihmojë njerëzit më shpejt”, ka thënë Wagstaff, duke shtuar se deri në krijimin e vaksinës duhet të pritet mjaft kohë.

Lidhur me këtë trajtim, shkencëtarët do të bëjnë hulumtime deri në një muaj, derisa ta provojnë nëse është efikase te njerëzit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori