LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët gjejnë në Kinë embrionin e dinozaurit i ruajtur në mënyrë të përkryer

Shkencëtarët gjejnë në Kinë embrionin e dinozaurit i ruajtur në mënyrë të përkryer

Shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin e një embrioni dinozauri të ruajtur në mënyrë të përkryer që po përgatitej të dilte nga veza e tij, ashtu si një pulë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, embrioni u zbulua në Ganzhou në Kinën jugore dhe studiuesit vlerësojnë se është i vjetër të paktën 66 milionë vjet.

Ky besohet se është një dinozaur theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur, dhe u quajt Baby Yingliang.


Studiuesi Fion Waisum Ma tha se është “embrioni më i mirë i dinozaurit i gjetur ndonjëherë në histori”.

Zbulimi iu ka dhënë gjithashtu studiuesve një kuptim më të madh të lidhjes midis dinozaurëve dhe zogjve modernë. Fosili tregon se embrioni ishte në një pozicion të mbledhur i njohur si “palosje”, që është një sjellje që shihet tek zogjtë pak para se të çelin.

“Kjo tregon se një sjellje e tillë në zogjtë modernë fillimisht evoluoi dhe filloi midis paraardhësve të tyre të dinozaurëve”, tha Ma për agjencinë e lajmeve AFP. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori