LAJMI I FUNDIT:

Shkencërisht e vërtetuar: Çfarë i dallon njerëzit që lexojnë nga të tjerët

Shkencërisht e vërtetuar: Çfarë i dallon njerëzit që lexojnë nga të tjerët

Nëse e keni patur të vështirë të gjeni miq të mirë, ndoshta nuk jeni shoqëruar me njerëz të cilëve u pëlqen të lexojnë libra

Shkencëtarët vërtetuan legjendën se leximi ju bën njerëz më të mirë.


Një studim i Universitetit të Kingston-it arriti në përfundimin se ata që lexojnë libra janë njerëz me inteligjencë të lartë emocionale, më të shoqërueshëm, të sjellshëm dhe më bujarë, shkruan Bustle.

Në një sondazh, njerëzit zgjodhën preferencat e tyre mes librave, filmave dhe shfaqjeve teatrale. Më pas iu nënshtruan një testi mbi ndërveprimin me njerëzit e tjerë, për të kuptuar sa të ndjeshëm janë ndaj tyre dhe sa të prirur janë të ndihmojnë.

Njerëzit që zgjodhën librat shfaqën aftësi më të lartë për të ndërvepruar në mënyrë pozitive me të tjerët, në krahasim me ata që thanë se u pëlqen të shikojnë filma dhe televizion.

Studimi shkoi edhe më larg, duke përcaktuar se cila lloj letërsie ndikon më pozitivisht tek inteligjenca emocionale e individit, citon Anabel.

Përfundimi?

Nëse të pëlqejnë romanet e gjinisë prozë letrare, je më i sjellshëm dhe i dashur me të tjerët; nëse të preferuarit e t’u janë romancat, do të thotë se ke më shumë empati dhe nëse të pëlqejnë librat satirikë, je një njeri mjaft i shoqërueshëm.

Dihet se leximi sjell shumë të mira, që nga përmirësimi i kujtesës, reduktimi i stresit dhe me këtë rast, zgjat edhe jetën, por tani e dini se ju ndihmon edhe të bëheni njerëz më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Kërshëri
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Kalo në kategori