LAJMI I FUNDIT:

Shkenca zbulon: Ky është fajtori përse vështirë i mbajmë në mend njerëzit të cilët i njohim!

Shkenca zbulon: Ky është fajtori përse vështirë i mbajmë në mend njerëzit të cilët i njohim!

Shkencëtarët konstatojnë që ekziston vetëm një fajtor për të

Nëse keni menduar që për shkak të kujtesës së keqe nuk i regjistroni emrat, e keni gabim, transmeton Telegrafi.


Shkenca thekson që “cilësia” e memories suaj nuk është fajtor por mungesa juaj e kujdesit, mosinteresimi.

Shkencëtarët e Universitetit në Kanzas theksojnë që shkathtësia juaj e mbajtjes në mend të emrave varet ekskluzivisht nga niveli i interesimit tuaj.

Te çdo person është i shprehur ndonjë lloj i mbajtjes në mend. Dikush më miri mban në mend numrat, të tjerët datat, varësisht nga interesimet.

Personat të cilët janë të shoqërueshëm më lehtë i mbajnë në mend emrat, sepse vërtet i interesojnë.

Njerëzit të cilët merren me politikë, me shitje apo punojnë si profesorë dhe mësimdhënës më mirë i mbajnë në mend emrat, sepse janë të vetëdijshëm që aftësia e tillë është përparësi e madhe në profesionin e tyre.

Profesorët e psikologjisë të Universitetit në Kanzas, zbulojnë cilët truqe janë më të mirë për mbajtje në mend të emrave.

Këto janë përgjigjet e tij:

• Kushtoni kujdes nëse personi me të cilin njiheni e thotë emrin e vet në të njëjtin moment kur edhe ju.

Nëse dikë nuk e keni dëgjuar mirë apo nuk e keni kuptuar, luteni që ta përsërisë emrin e vet. Madje mundeni edhe ta komentoni me fjalitë si p.sh. “Ashtu quhet edhe biri im” apo “Ky është bash emër i bukur”.

• Drejtohuni atij personi me emër. Me ndihmën e pak ushtrimeve, më lehtë do të mbani në mend emrat e të njohurit tuaj të ri.

Gjithashtu, njerëzit kanë dëshirë kur të tjerët u drejtohen me emër për shkak se atëherë ndihen që pala tjetër është e interesuar për ta dhe për atë që kanë të thonë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori