LAJMI I FUNDIT:

Shkenca: Introvertët e posedojnë një forcë tejet të nënvlerësuar

Shkenca: Introvertët e posedojnë një forcë tejet të nënvlerësuar

Një studim i ri nga Universiteti Yale ka zbuluar se introvertët janë më të prirë të jenë psikologë të mirë socialë

Hulumtimi, i cili është publikuar në ‘Social Psychology’, kishte synuar t’i studiojë aftësitë e psikologjisë sociale – me fjalë të tjera, të zbulojë se sa është i mirë dikush në parashikimin e sjelljes së tyre në një ambient me njerëz.


Mijëra njerëz kishin marrë pjesë në këtë studim të zhvilluar nga Anton Gollwitzer dhe John Bargh – që të dy psikologë në Yale.

Ata kishin kryer një seri eksperimentesh, duke përfshirë anketime, pyetësorë dhe kuize, transmeton Telegrafi.

Disa aftësi që i veçojnë introvertët nga të tjerët
Lexo po ashtu Disa aftësi që i veçojnë introvertët nga të tjerët

Në fund, autorët kishin zbuluar se personat e turpshëm apo ata introvertë kishin qenë më të prirë t’iu përgjigjen pyetjeve në test më saktë sesa ekstrovertët.

Kjo mund të jetë për shkak të faktit se individët introvertë shpenzojnë më shumë kohë në vetmi dhe i vëzhgojnë tjerët, duke nënkuptuar se e kuptojnë më mirë psikologjinë e njerëzve në ambiente sociale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori