LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi dhe rënia e ish ministrit Tahiri

Shkëlqimi dhe rënia e ish ministrit Tahiri

Një ditë, kur Edi Rama sapo kishte marrë në duar drejtimin e Partisë Socialiste që i kishte humbur zgjedhjet, teksa ecte rrugës për në bashki e ndalon një djalë i ri me syze: “Dua të bëhem si ti”, i kishte thënë ai.

Ky djalë ishte Saimir Tahiri dhe këtë histori e ka treguar vete Edi Rama në një intervistë.

Vetëm pak kohë më parë, Saimir Tahiri ishte ministri i suksesshëm, njeriu potent i punëve të brendshme, i shndërruar gati në “të paprekshëm”, ndërsa flitej se sfida e radhës isha rruga për në majën e Partisë Socialiste e më tej edhe në majën e qeverisë.

Kundërshëtari i vetëm që mund të prishte planet e tij, të paktën deri pak kohë më parë ishte Erion Veliaj, rivali politik brenda partise, drejt rrugës për në Kryeministri .

Sigurisht me bekimin e Ramës, kur ky i fundit të vendoste t’i jepte lamtumirën politikës.

Por në fakt ngjarjet nuk rrodhën aspak ashtu si Saimir Tahiri do të donte, apo ashtu siç ai mund ta kishte imagjinuar.

Një kthesë e befasishme në rrugen politike, po rrezikon ta çojë atë në një destinacion krejt tjetër, të cilin, i ftuar në emisionin “Opinion” e artikuloi disa herë: “Po shkoj në burg”….

Po kush ishte Saimir Tahiri, njeriu që me grusht të fortë tentoi të vinte rregull apo politikani që u implikua ne trafikun e drogës? Për ta mësuar këtë duhet të presim ndoshta më gjatë nga sa e mendojmë, por jeta e Saimir Tahirit, natyrisht që ka patur momente shkëlqimi, deri në rënien që pësoi sot.
I lindur në Tiranë në tetor të vitit 1979, Saimir Tahiri u diplomua në fakultetin e drejtësisë.

Ishte viti 2007, kur ai nisi të spikasë në Partinë Socialiste duke marr postin e zëdhënësit, pasi kishte qenë pjesë e zyrës së shtypit, ndërsa u dallua nga të gjithë si zëdhënësi që mbante në dorë një tabelë, ku kalkulonte humbjet e Partisë Demokratike.

Aktiv, i drejtpërdrejtë dhe me guxim, duket se Tahiri fitoi zemrën e Edi Ramës, kryetar i partisë asokohe edhe kryebashkiak i Tiranës.

Teksa piqej dalëngadëlë politikisht, Tahiri kalonte edhe në faza të rëndësishme të jetës personale. Në dhjetor të vitit 2008 ai kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me Fatlinda Berishën. Ishte koha kur kishte nisur të shkëlqente dhe miqtë e partisë nuk munguan në dasmë. Mes emrave spikati Edi Rama , Gramoz Ruçi, Taulant Balla e madje edhe Erion Veliaj, në ato vite drejtues i G99.

Tahiri ishte në momentet e ngjitjes së shpejtë dhe të gjithë ata që kishte pranë përpiqeshin të merrnin sadopak nga shkëlqimi i tij. Në vitin 2009 ai u zgjodh anëtar i Ansamblesë së Partisë Socialiste dhe deputet në kuvendin e Shqipërisë, ndërsa dy vjet më pas mori në duar drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës.

Ishte viti 2013, kur jeta e Tahirit mori një ngjitje të fortë. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013, Edi Rama kishte zgjedhur pikërisht emrin e tij në krye të ministrisë më të rëndësishme në vend, asaj të punëve të brendshme.

Pushteti i Tahirit nisi të binte shpejt në sy, teksa forcoi rregullat e qarkullimit rrugor, deklaroi luftën kundër krimit dhe shfaqi një profil mjaft popullor.

Rama e konsideronte vazhdimisht si ministrin më të suksesshëm dhe njeriun e tij të afërt, ndonëse vetëm një vit pasi ai kishte marrë drejtimin e ministrisë opozita hodhi akuza të forta kundër tij. Sipas opozitës, Audi me targë AA003GB në pronësi të Saimir Tahirit gjatë vitit 2014 kishte kaluar me qindra herë kufirin Shqipëri-Greqi dhe se kishte dyshime të forta se nën përdorimin e kushërinjve Habilaj të ministrit të Brendshëm, me atë mjet ishte trafikuar drogë.

Ndërkohë, gjatë katër viteve të qëndrimit të tij si ministër opozita hodhi akuza të forta se Tahiri në bashkëpunim me Ramën kanë lejuar qëllimisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për t’i përdorur të ardhurat në fushatën elektorale që kishin përpara. Mediat e huaja shkruajtën gjatë lidhur me problemet e Shqipërisë në këtë drejtim, por dyshja Rama-Tahiri nuk e pranoi kurrë këtë fakt.

Por, pak muaj para zgjedhjeve të qershorit 2017, duket se diçka krisi në raportet Rama-Tahiri, kur Kryeministri vendosi shkarkimin e ministrit të tij të preferuar.

Ai e argumentoi këtë akt me impenjimin e Tahirit në fushatë, ndërsa ky i fundit drejtoi qarkun e Tiranës duke u dhënë socialistëve 18 deputetë.

Megjithatë kjo nuk mjaftoi që Tahiri të hynte sërish në kabinet.
Por tashmë, përballë akuzave për trafik ndërkombëtar, i gjendur me një urdhër të prokurorisë që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij, Tahiri ndjeu se bashkë me shkëlqimin humbi edhe shumë nga miqtë!

Po ndërsa Tahirit i diskutohet burgu dhe më e pakta largimi nga politika, a mund të shihet e gjithë kjo, si një lëvizje për t’i hapur rrugën dikujt tjetër brenda Partisë Socialiste? /Opinion/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori