LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu ndaj Marseilles, Strakosha: Të gjithë meritojmë të luajmë

Shkëlqeu ndaj Marseilles, Strakosha: Të gjithë meritojmë të luajmë

Lazio dhe Marseille kanë luajtur baras 0-0 në kryendeshjen e mbrëmshme në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.

Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje është shpallur portieri shqiptar Thomas Strakosha.


Gardiani i Lazios bëri disa pritje fantastike në këtë sfidë, duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja nga Marseille.

Pas ndeshjes Strakosha ka folur për takimin duke thënë se Lazio meritoi ta fitonte ndeshjen.

“Në pjesën e dytë ne merituam të fitonim. Pau Lopez bëri një paraqitje fantastike. Edhe mbrojtja e Marseille nuk u dorëzua kurrë, prandaj ne e patëm të vështirë të shënonim. Megjithatë, duhet ta shikojmë gotën gjysmë të mbushur. Ne kemi kohë dhe rezultatet do të vijnë”, tha Strakosha.

Tutje portieri shqiptar foli edhe për lojtarët që nuk po luajnë shumë, përfshirë edhe vetën duke thënë se të gjithë meritojnë rastin.

“Cataldi ishte një nga më të mirët. Ai meriton gjithçka për atë që jep në fushë. Ndihmon ekipin të bëjë më mirë, edhe kundër Interit ndodhi kështu”.

“Gjithsesi, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për ekipin. Të gjithë e meritojnë të luajnë. Kam dhjetë vite te Lazio dhe kam parë se kushdo që futet në fushë jep gjithçka për të ndihmuar ekipin”, u shpreh Strakosha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori