Shkëlqen Lewa me het-trik, Barcelona përfiton nga gabimi i Realit dhe mposht Celta Vigon

Barcelona ka regjistruar fitore të rëndësishme në udhëtim te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.
Katalunasit i arkëtuan pikët e plota falë një fitore bindëse 2-4, sfidë ku shkëlqeu Robert Lewandowski, i cili u kthye pas një muaji jashtë fushës shkaku i lëndimit.
Polaku pas vetëm 10 minutave lojë kaloi Barcelonën në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë.
Sidoqoftë, një minutë më vonë Sergio Carreira e barazoi rezultatin me një supergol nga afërsia (11’).
Sidoqoftë, Barcelona e riktheu epërsinë pas një tjetër goli të Lewandowskit, që këtë herë u asistua nga Marcus Rashford (37’).
Sidoqoftë, Celta s’u dorëzua dhe me një kundërsulm fantastik e barazoi rezultatin. Këtë herë ishte Borja Iglesias që e mposhti Szczesnyn (43’).
Mr. Goalski strikes again 💥 pic.twitter.com/7E7KthkTPh
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 9, 2025
Megjithatë, Barcelona prapë e riktheu epërsinë – këtë herë përmes Lamine Yamal që realizoi një gol të bukur në përfundimin e pjesës së parë (45+4’).
Fitoren e Barcelonës e vulosi Lewa, ku e kompletoi edhe het-trikun me një goditje të bukur me kokë pas harkimit të Rashfordit (74’).
Barcelona me këtë fitore ngjitët në pozitën e dytë me 28 pikë, tre pikë më pak se lideri Real Madrid derisa Celta Vigo zë pozitën e 13-të me 13 sosh./Telegrafi/


















































