LAJMI I FUNDIT:

Shkeljet në prokurim nuk po i ndëshkon askush

Shkeljet në prokurim nuk po i ndëshkon askush

Organizata Demokraci Plus (D+) ka bërë publikimin e raportit “Shkeljet dhe mosrespektimi i Ligjit për Prokurim Publik” në të cilin është përfshirë analiza e gjetjeve tëinstitucioneve si Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Agjencia Kundër Korrupsion(AKK) dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve të prokurimit në nivel lokal dhe qendror 2014-2016. Në këtë analizë janë shqyrtuaredhe shkeljet e përsëritura të Ligjit të Prokurimit Publik.

Për këtë qëllim është organizuar edhe një tryezë diskutimi, në të cilën kanë marr pjesëpërfaqësuesit e institucioneve mbikëqyrëse të analizuara në këtë raport, OJQ-të, media dhe autoritete kontraktuese. Në këtë diskutim është thënë se përveç ushtrimit të funksionit mbikëqyrës,është shumë me rëndësi që të punohet më seriozisht në zbatimin e rekomandimeve tëkëtyre institucioneve. Kjo për shkak se shumë komuna dhe ministri nuk i zbatojnë pjesën më të madhe të rekomandimeve, i përsërisin shkeljet e Ligjit të Prokurimit dhe nuk marrin asnjë masë ndaj zyrtarëve të cilët keqpërdorin me fondet publike.


Autorja e këtij raporti Rrita Ismajli nga D+,ka deklaruar se në mënyrë që të evitohen shkeljet e Ligjit të Prokurimit Publik duhet që të respektohen rekomandimet e auditorit dhe opinionet e Agjencionit Kundër Korrupsion. Në nivel kombëtar, më shumë se 60 përqind të rekomandimeve të auditorit nuk adresohen nga ministritë dhe komunat. Në anën tjetër, opinionet e Agjencisë Kundër Korrupsion për rastet në të cilat dyshohet se ka pasë afera të korrupsionit, po ashtu janë duke u shpërfillur në masë të madhe dhe për më tepër është rritur numri i mos adresimit të këtyre opinioneve.

Përfaqësuesi i KRPP Osman Bytyqi, theksoi se fokusi i mbikëqyrjes së prokurimit duhet të kaloj tek mos implementimi i mirëfilltë të kontratave publike. Ndërsa, ndihmësja e auditorit të përgjithshëm u pajtua se ZKA mund të ofrojë rekomandime më konkrete në mënyrë që ato të adresohen më shumë nga autoritetet kontraktuese. Ajo ka thënë se problemi kryesor në mos adresimin e rekomandimeve qëndron në faktin se auditori nuk ka kompetenca ekzekutive për të obliguar institucionet që tëzbatojnë rekomandimet.

Drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsion Shaip Havolli, tha se janë duke rishikuar mandatin e tyre mbikëqyrës për monitorimin e prokurimit publik për të evituar ndërhyrjen në kompetencat e KRPP-së.
Po ashtu, ai shtoi senë kuadër të strategjisë kundër korrupsion vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prokurimit publik.

Pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim kanë ngritur çështje të cilat lidhen me bashkëpunimin e institucioneve mbikëqyrëse si prokuroria dhe auditori, në mënyrë që të rritet përgjegjshmëria e zyrtarëve publik dhe autoriteteve kontraktuese. Njëherit, në mënyrë që të ketë nivel më të lartë të zbatimit të rekomandimeve, është e nevojshme që disa ligje të ndryshohen si dhe të promovohen praktikat e mira. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori