Në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, që po mbahen sot, Prokuroria e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor.
Prokurorja Laura Pula ka deklaruar se në të gjitha komunat e Kosovës janë angazhuar deri në 100 prokurorë për të monitoruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe për të garantuar mbrojtjen e votës.
“Në tërë Republikën e Kosovës po kujdestarojmë deri në 100 prokurorë në 38 komuna. Është e vërtetë se nga ora 7 e mëngjesit jemi gardianë të ruajtjes së votës së sovranit. Po mundohemi të jemi aty në momentet kritike dhe të iniciojmë çdo rast që ka të bëjë me shkelje eventuale kundër të drejtës së votimit,” tha Pula.
Sipas saj, Kodi Penal i Republikës së Kosovës përfshin 11 vepra penale që lidhen me cenimin e së drejtës së votës, dhe çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet nga organet e drejtësisë.
Deri në orën 15:00, prokuroria ka raportuar për arrestimin e gjashtë personave në tri raste të ndara, të cilët ndodhen në ndalim për hetime të mëtejshme.
“Rastet nuk mund t’i konsiderojmë as të vogla as të mëdha, por ato mund të ndikojnë në imazhin e procesit zgjedhor. Ajo që mund të themi me siguri është se personat e përfshirë në veprime të kundërligjshme do të përballen me pasojat ligjore,” theksoi Pula.
Ajo shtoi se Prokuroria e Shtetit po ndjek çdo denoncim për parregullsi dhe është e gatshme të ndërhyjë menjëherë në rast të ndonjë shkeljeje.
“Çdo informacion që publikohet në portale apo raportohet nga qytetarët, ne e trajtojmë me seriozitet dhe veprojmë në koordinim me hetuesinë për të marrë masat e nevojshme,” përfundoi Pula./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me Kurtin

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës