Një armëpushim 24-orësh që ishte rënë dakord mes ushtrisë sudaneze dhe paraushtarakëve tani më nuk ekziston.
Një dëshmitar në kryeqytetin Khartoum tha për skynews se luftimet kishin vazhduar edhe pse marrëveshja do të hynte në fuqi në orën 18:00.
Dhuna e vazhdueshme ka lënë të vdekur të paktën 185 njerëz që nga e shtuna. Më shumë se 1,800 njerëz janë plagosur, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, në një konflikt që janë përdorur edhe helikopterët.
Sipas Sindikatës së Mjekëve të Sudanit, 144 nga viktimat janë civilë. Ata që jetojnë në qytete, përfshirë kryeqytetin Khartoum, janë detyruar të fshihen në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Përplasjet kanë vazhduar pavarësisht thirrjeve nga SHBA-ja dhe të tjerët për të ndaluar, ndërsa Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin përpjekur të ndërmjetësonin një armëpushim.
Kjo vjen pasi një kolonë e veturave e ambasadës amerikane u qëllua në atë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quajti një incident “të pamatur” dhe “të papërgjegjshëm”.
Ai i telefonoi udhëheqësit të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), gjeneralit Mohamad Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti, dhe gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, presidenti ‘de fakto’ i vendit, për të paralajmëruar se çdo rrezik që vinte për diplomatët amerikanë ishte i papranueshëm.
Tensionet ishin përshkallëzuar pasi ishte prishur një pakt pushteti midis Hemedtit dhe gjeneralit al-Burhan.
Lufta e tyre për kontroll ka prishur një zhvendosje drejt sundimit civil dhe ka ngritur frikën për një konflikt më të gjerë.
Ndërsa ushtria është më e madhe dhe ka fuqi ajrore, RSF-ja është e vendosur gjerësisht brenda lagjeve të Khartoumit dhe qyteteve të tjera, duke i dhënë asnjë fraksioni avantazhin për një fitore të shpejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame