LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet një tjetër laborator kokaine në Prishtinë, Sveçla paralajmëron kriminelët: Prapa hekurave është vendi për ju

Shkatërrohet një tjetër laborator kokaine në Prishtinë, Sveçla paralajmëron kriminelët: Prapa hekurave është vendi për ju

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  ka njoftuar sot për shkatërrimin e një laboratori tjetër droge në Prishtinë, që përdorej për prodhimin e kokainës.

Sipas Sveçlës, ky është laboratori i 19-të i shkatërruar në tri vitet e fundit.

“Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pa kompromis në këtë drejtim,” deklaroi ai, duke theksuar përkushtimin e institucioneve për të luftuar krimin e organizuar.


Ministri shtoi se gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar 40 grupe kriminale dhe janë sekuestruar mbi 2,500 kilogramë droga të ndryshme.

Sveçla siguroi se kjo betejë nuk do të ndalet. “Askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit,” theksoi ai.

Duke paralajmëruar kriminelët, Sveçla u shpreh: “Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, i’u them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori