LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet një rrjet i trafikimit të migrantëve nga Ballkani

Shkatërrohet një rrjet i trafikimit të migrantëve nga Ballkani

Policia spanjolle, së bashku me autoritetet e zbatimit të ligjit nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Italia, Rumania dhe Sllovenia dhe e mbështetur nga Europol dhe Eurojust, shkatërruan një rrjet kriminal që lehtësonte imigracionin e paligjshëm përgjatë rrugës ballkanike.

Të dyshuarit përdornin furgona dhe kamionë për të fshehur emigrantët e parregullt gjatë transportit të tyre në kushte kërcënuese për jetën.

Operacioni kundër këtij grupi kriminal u zhvillua në kuadër të Task Forcës Operacionale Crafter, të ngritur nga Europol.

Dy ditët e aksionit më 22 prill në Madrid dhe 7 maj 2021 në Bukuresht çuan në 15 arrestime (12 në Spanjë dhe 1 në Rumani, 1 në Slloveni, 1 në Kroaci).

Organizatat kriminale janë të përfshira gjerësisht në lehtësimin e lëvizjeve dytësore në të gjithë BE-në. Transporti përmes rrugës ballkanike po rritet, me më shumë vende si Spanja që hetojnë rrjetet aktive përgjatë kësaj rruge trafikimi.

Këto lëvizje dytësore të kontrabandës përgjatë rrugëve të brendshme evropiane janë jashtëzakonisht të rrezikshme, me shumë raste të emigrantëve që dëmtohen gjatë rrugës.

Shumat e kërkuar nga kontrabandistët ishin gjithashtu shumë të larta; në këtë rast, të dyshuarit kërkuan nga migrantët e mundshëm nga 5 000 deri në 8 000 euro për transportimin e një personi nga Bosnja dhe Hercegovina në Itali ose Spanjë.

Ata kërkuan 3 000 euro vetëm për “udhëtimin” nga Bosnja dhe Hercegovina në Slloveni. Në total, emigrantët pakistanezë do t’u kishin paguar të dyshuarve deri në 20 mijë euro për të arritur në destinacionin e tyre përfundimtar evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori