Barcelona shënoi një fitore të thellë 6-0 ndaj Valencias në raundin e 4-t të La Ligës, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin Johan Cruyff.

Duke kompensuar barazimin 1-1 në javën e kaluar kundër Rayo Vallecanos.


Pjesa e parë përfundoi me vetëm një gol të shënuar nga Fermin Lopez në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë, Barcelona shpërtheu me pesë gola të tjerë.

Raphinha dhe Fermin Lopez shënuan shpejt, ndërsa braziliani shtoi edhe një tjetër në minutën e 66-të kurse Lewandowski vulosi fitoren me dy gola pas inkuadrimit të tij në minutat e fundit.

Ndeshja u luajt para vetëm 6,000 spektatorëve, kapaciteti maksimal i stadiumit Johan Cruyff, duke shënuar numrin më të ulët të tifozëve në një ndeshje zyrtare në shtëpi për Barcelonën në 103 vitet e fundit, përjashtuar periudhën e pandemisë.

- YouTube www.youtube.com

Arsyeja për këtë numër të vogël është mungesa e lejes për rikthimin në Camp Nou, ndërsa stadiumi Montjuic është i zënë për shkak të organizimit të koncerteve.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Real Madridi që është lider.

Në javën e ardhshme, katalanasit do të presin Getafen, ndërsa Valencia përballet me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

telegrafi sport app