Shkarkohet zëvendësministri Naser Osmani?

Ky vendim, pason ngjarjet pas fyerjeve që ndodhën në seancën e sotme të Kuvendit.
Gjithçka ndodhi pasi ministri i Transportit Fatmir Limaj mori fjalën në emër të Qeverisë, ndërkaq kjo u pasua me reagimet e deputetit nga LDK-ja, Naser Osmani.
Një pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës degjeneroi në fyerje dhe ofendime ndërmjet Ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe deputetit nga radhët e LDK-së, Naser Osmani, i cili reagoi pasi Limaj në mungesë të zv.kryeministrit mori fjalën në emër të Qeverisë.
Mirëpo komunikimi jo i zakonshëm ndërmjet deputetit Osmani dhe ministrit Limaj vazhdoi duke e detyruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të ndërpresë punimet e seancës.
Ishte kërkesa për heqjen nga rendi i ditës të emërimit të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit që ngjalli këtë debat. Kërkesa u bë nga grupi parlamentarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërkaq u përkrah edhe nga partitë opozitare. /RTK/Telegrafi/



















































