LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet kryegjyqtari i Tropojës, nuk justifikoi pasurinë

Shkarkohet kryegjyqtari i Tropojës, nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i komunikoi sot kryegjyqtarit të Tropojës, Dritan Seci, shkarkimin nga detyra.

Shkarkimi i tij, u bë për deklarim të rremë dhe mos justifikim të pasurisë. Jo vetëm kaq, por për Secin u konstatuan shkelje edhe me vendimet gjyqësore.


Hetimi i thelluar i KPK-së u përqendrua në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë të reja. Fillimisht, kjo pasuri sipas Komisionit është deklaruar 2 milionë e 100 mijë lekë, ndërsa në vetting është deklaruar 2 milionë e 200 mijë lekë.
Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë të reja. Por nga hetimi rezulton se ky mjet, në bazë të kontratës së shitblerjes është shitur për 200 mijë lekë. Sipas Komisionit, rezulton se ka mospërputhje mes çmimit të deklaruar në deklaratën vetting dhe kontratës. Në lidhje me vitin, deklarohet e blerë në 2004, ndërkohë që sipas kontratës rezulton e blerë në vitin 2005.

Gjithashtu, u ngritën dyshime në lidhje me përdorimin e një mjeti me pronar A.Secin, vëllai i gjyqtarit. Nga hetimi rezulton se gjyqtari nuk ka deklaruar përdorimin e makinës së vëllait, as në pyetësor dhe as në deklaratën vetting. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori