Policia e Kosovës ka bërë disa ndryshime të emërimeve në komandat e stacioneve të Policisë, për rajonin e Dukagjinit, si pjesë e riorganizimeve pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren.

Zyra për Media e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për se kapiten Faik Jahmurataj është emëruar Komandant i Stacionit Policor në Pejë.


Po ashtu kapiten Enis Lluka është emëruar Komandant i Stacionit Policor në Klinë.

Si dhe Afrim Sylaj, i cili më parë ka shërbyer në Stacionin Policor në Suharekë, është emëruar në pozitën e re në Qendrën Rajonale Operative në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Pas rastit tragjik të ndodhur të dielën në Lipjan, ku një 27 vjeçar vdiq në duar të pesë zytartarëve policorë. Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar lirim nga pozita e komandantit të Stacionit Policor Lipjan dhe kërkesa e tij është aprovuar.

Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli.

Sipas policisë, këto emërime janë pjesë e masave të ndërmarra nga Policia e Kosovës në kuadër të ristrukturimit dhe forcimit të udhëheqjes në nivel lokal, pas zhvillimeve të fundit në këto rajone.