LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i bordit të RTK-së, Doarsa Kica Xhelili: E dhimbshme si politizohen 13 milionë euro të qytetarëve

Shkarkimi i bordit të RTK-së, Doarsa Kica Xhelili: E dhimbshme si politizohen 13 milionë euro të qytetarëve

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica Xhelili, ka folur për herë të parë pas deklaratës së zv.drejtorit RTK-së, Mentor Shala, i cili kishte përdorur gjuhë denigruese ndaj saj në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se nuk ka dashur të reagojë, pasi qytetarët kanë folur për të, transmeton Telegrafi.


“Ekziston një arsye pse skam reaguar, nuk ka qenë i rëndësishëm. Për mua personalisht si flet dikush në asnjë rrethanë nuk më ndikon në mendimin tim të lirë për çështje kaq esenciale. Jam e gatshme për debate publike. Por për shkak se kanë reaguar shoqëria civile, mediat e qytetarët, unë po du me ardhë te pika tjetër. Të premten nuk kam qenë zëri i qytetarëve, qytetarët kanë qenë zëri im”, tha ajo gjatë mbledhjes së Komisonit.

Ajo tha se anëtarët kanë përpara rekomandimin për shkarkimin e bordit të RTK-së që flet për dështimet e këtij bordi.

“Këtu e keni rekomandimin. E keni pikën tjetër që flet për dështimin e bordit të RTK-së. Në qoftë së këto çështje nuk janë të rëndësishme, është e dhimbshme pse nuk janë. Po e politizoni këtë temë, me politizua 12 e 13 milionë euro të qytetarëve dhe ta përmbyllni raportin.”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori