Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se tashmë ka siguruar mbi 1 milion vaksina në marrëveshjen me Pfizer dhe se deri në fund do të vaksinohet 60 për qind e popullatës.
Javën që lamë pas po ashtu Kurti ka takuar krerët opozitarë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, të cilët i kërkuan përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë.
Po këtë javë u lehtësuan masat antiCOVID-19, ndërkaq Kuvendi ka shkarkuar Bordin e Agjencisë Kosovare për Privatizim dhe ka emëruar të riun. Kuvendi po ashtu ka emëruar anëtarët e ri të ARKEP-it.
Opozita: Pa pjesëmarrjen e SHBA-së nuk duhet të ketë dialog me Serbinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të martën ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa të mërkurën takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Takimit me Haradinajn dhe Abdixhikun i ka paraprirë ftesa që kryeministri Kurti ua ka dërguar tre liderëve të partive opozitare, me qëllim të informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.
Takimin me Kurtin e ka refuzuar kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Pas takimit me kryeministrin, të dy liderët e partive opozitare, Abdixhiku dhe Haradinaj kërkuan nga kryeministri Kurti përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë.
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka thënë se pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog.
“Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog është e pakontestueshme dhe pa SHBA-të as që duhet të ketë dialog. Ne vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian por domosdoshmërish kërkojmë përfshirjen e SHBA-së në dialog dhe kjo është e padiskutueshme”, tha ai, raporton Telegrafi.
Pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog e ka kërkuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai pas takimit me Kurtin, theksoi se do të ishte me dobi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht presidenti Joe Biden të emërojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi.
Kryetari i Aleancës tha se propozimi i tyre, siç e kanë kërkuar edhe në letrën e 6 majit drejtuar Kurtit është që SHBA-të të përfshihen në dialog, raporton Telegrafi.
“Hetojmë një mungesë të prezencës së SHBA-ve në dialog… Mendoj se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancën e interesave të Kosovës në dialogun me Serbinë. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga presidenti amerikan Joe Biden”, tha kreu i AAK-së. /Telegrafi/
Kuvendi shkarkoi Bordin e AKP-së
Kuvendi i Kosovës gjatë seancës plenare të mbajtur javën që po lëmë pas shkarkoi Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Me 65 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit morën vendim që ky Bord të mos vazhdoj më punën.
Pas disa orësh diskutime e akuza ndaj këtij Bordi, deputetët e Kuvendit të Kosovës fillimisht votuan për raportin e vitit të kaluar të kësaj Agjencie, i cili nuk u miratua.
Me 3 për e 64 vota kundër, asnjë abstenim Kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimin 2020.
Më pastaj, në Kuvend u votua edhe për shkarkimin e këtij Bordi, teksa pas miratimit u tha se Qeveria tani autorizohet që t;i propozojë Kuvendit anëtarët e rinj të Bordit.
Emërohet Bordi i ri i ARKEP-it
Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim ka miratuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Bordit të ARKEP-it.
Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare nga sot do të ketë kryetar Nazim Rrahimin dhe katër anëtarë.
Përbërja e Bordit të ri të ARKEP-it: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku-Rizaj – anëtar dhe Arian Qorrolli – anëtar.
Kosova siguron mbi 1 milion vaksina në marrëveshjen me Pfizer
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer.
Kështu u shpreh ministri Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u konfirmua përfundimi i negociatave me Pfizer.
“Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë blerë vaksina nga prodhuesi Pfizer.
Kurti theksoi se falë kësaj marrëveshje do të vaksinohet 60 për qind e qytetarëve brenda këtij viti.
Të gjitha vendimet që i mori Qeveria e Kosovës në lidhje me lehtësimin e masave anti-COVID
Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj.
Është hequr ora policore, ndërsa gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu është lejuar lëvizja pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vet dhe në ambiente të jashtme.
Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privatë udhëzohen t’u krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.
Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
Nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë (10) personave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë