LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e papunësisë në Turqi bie në 9.6%

Shkalla e papunësisë në Turqi bie në 9.6%

Sipas të dhënave të Institutit turk të Statistikave mbi fuqinë punëtore, shkalla e papunësisë në këtë vend në muajin prill 2018 ka rënë në 9.6 për qind, duke pësuar një rënie me 0.9 pikë përqindje.

Në shkallë vendi, numri i të papunëve të moshës 15 vjeç e sipër është pakësuar me 201 mijë persona në bazë vjetore duke arritur në 3 milionë e 86 mijë në prill të 2018-së.

“Papunësia e të rinjve, grupmosha 15-24 vjeç, u realizua në nivelin 16.9 për qind me një rënie prej 2.9 pikësh, ndërsa papunësia e grupmoshës 15-64 vjeç u realizua në nivelin 9.8 për qind me rënie prej 0.9 pikësh”, deklaroi instituti, shkruan TRT.

Instituti shton se numri i të punësuarve në prill të 2018-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është rritur me 852 mijë persona duke arritur në gjithsej 29 milionë e 9 mijë, ndërkohë që shkalla e punësimit ka regjistruar një rritje me 0.7 pikë përqindje për t’u realizuar në 47.9 për qind. /Telegrafi/