LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i takave të larta, modelja kroate përfundoi me Lamborghini në pishinë

Shkaku i takave të larta, modelja kroate përfundoi me Lamborghini në pishinë

Për shkak të takave të larta, modelja nuk mund ta shtypte pedalin e frenimit

Soraja Vucelic është modelja kroate që ishte pjesë e Playboy, e cila kishte veshur taka shumë të larta dhe për pasojë, përfundoi në pishinë me Lamborginin e rreth 200 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Modelja 32-vjeçare nga Knin i Kroacisë, që dikush ishte në lidhje me futbollistin Neymar, nuk e ka përshtatur shpejtësinë me këpucët që i kishte në këmbë, duke mos mundur të frenonte sepse i iku pedali.

“Kur takja e lartë, ta pamundëson të shtypësh gazin” ka shkruar Vucelic në llogarinë e saj në Instagram, krahas fotografisë, ku shihet Huracan Spyder duke u nxjerrë nga uji.

Dëmet që ka pësuar Lamborghini nuk dihen, por ajo shpëtoi e palënduar dhe duke ditur se është në lidhje me të birin e një pasaniku rus, nuk e ka problem ta riparojë. /Telegrafi/