LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i përplasjes, Lamborghini Huracane përfundon në mbeturina (Foto)

Shkaku i përplasjes, Lamborghini Huracane përfundon në mbeturina (Foto)

Pronari i paemëruar i një Lamborghini Huracane, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur për murin e një rruge në Hunan të Kinës ku kishte plot mbeturina.

Makinën luksoze që e ka enterierin e huazuar nga Alcantara, ai nuk ka ditur ta ngasë si duhet dhe ka bërë ndeshje, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


Madje, vështirë se mund të kthehet ndonjëherë siç ka qenë, super-vetura që kushton rreth 600 mijë dollarë.

Për një kohë të gjatë, prodhuesit e këtyre makinave janë duke bërë fushatë, që të mos blihen nga shoferët e papërvojë dhe që nuk dinë t’i vozisin.

Megjithatë, ka raste të shpeshta kur këto modele përfundojnë të përplasura dhe të dëmtuara rëndë. /Telegrafi/