Zëvendëskryeministri i Federatës Ruse, Dmitry Rogozin ka thënë se Serbia do të ketë një qeveri të mirë, por ajo kurrë nuk do të bëhet anëtare e BE-së, për shkak se kushtet do të jenë të tilla që ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i përmbush ato.
Rogozin theksoi se, sa i përket kushteve të anëtarësimit në BE, Serbia do të duhet të heq dorë nga Kosova, gjë që nuk do të ndodhë, përcjellë gazetametro.net.
“Asnjë serb kurrë nuk do të tradhtojë atdheun e tij. Këtu nuk bëhet fjalë për gjendje të rëndë ekonomike apo taksa, por për çështje të tradhtisë. Dhe pa hequr dorë nga Kosova serbët nuk do të pranohen në BE. Prandaj, ky do të jetë një proces afatgjatë”, ka thënë Rogozin për “Sputnik”, pas marrjes pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq, tgransmeton GazetaMetro.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse i Malit të Zi në NATO i ka humbur Rusisë shansin për të ndaluar ndikimin e aleancës ushtarake në Ballkan, Rogozin ka thënë se situata Serbi-Mali i Zi është si ajo Ukrainë-Rusi.
“Praktikisht, kjo nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë, për të shkaktuar një konflikt në mes të vëllezërve dhe motrave. Kjo do të thotë se vëllai im të hyjë diku ku do të tjetërsohej nga dikush i huaj. E njëjta gjë është edhe ajo që ka ndodhur me ne në Ukrainë”, ka thënë Rogozin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe