LAJMI I FUNDIT:

Shkaktoi aksidentin e rëndë në Tiranë, arrestohet drejtuesi i autobusit urban

Shkaktoi aksidentin e rëndë në Tiranë, arrestohet drejtuesi i autobusit urban

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e urbanit të “Unazës” që shkaktoi aksidentin e ku u përfshinë disa automjete ditën e hënë në Tiranë.

Shtetasi Agron Xhafa, 63-vjeç, u arrestua sipas policisë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.


Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit u dëmtuan rëndë 10 automjete si dhe mbetën të plagosur 9 persona, të cilët morën kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori