LAJMI I FUNDIT:

Shkaktari prapa të gjitha lidhjeve që dështojnë

Shkaktari prapa të gjitha lidhjeve që dështojnë

Problemi me lidhjet është se shumica prej nesh duam që partnerët thjesht të dinë se çfarë duam ne.

Pas së gjithash, a nuk kanë mjaftuar tërë ato muaj apo vite së bashku për të mësuar çdo gjë? Siç duket, jo.

Psikologët kanë qenë duke punuar për ta zgjidhur problemin e lidhjeve që dështojnë dhe, në një artikull brilant të publikuar në ‘Business Insider’, psikologia Katherine Schafler beson se të gjitha lidhjet që dështojnë e kanë një burim të njëjtë të problemit: gjuhën e dashurisë, transmeton Telegrafi.

Gjuha e dashurisë nuk është e njëjtë me gjuhën që e flasim çdo ditë me partnerët, familjarët, miqtë dhe kolegët.

Gjuha e dashurisë është diçka që na ndihmon ta shprehim atë që e ndjejmë në mënyrë intime dhe na ndihmon t’u tregojmë atyre që i duam ndjenjat tona të vërteta.

Sidoqoftë, si njerëz, ne shpeshherë i marrim ndjenjat e tjerëve si të garantuara dhe kjo shpie në shumë probleme për njerëzit.

P.sh., nëse dëshironi që burri juaj t’ju sjell lule herë pas here, por asnjëherë nuk ia keni thënë këtë, si supozohet që ai ta dijë këtë gjë?

Me siguri se përgjigja është, “epo ai duhet ta dijë se më pëlqejnë lulet”. Apo jo? Gabim!

E vërteta është se shumica e lidhjeve shkatërrohen nën presionin e shoqërisë, financave, pritshmërive dhe obligimeve. Dhe shumë lidhje tjera shkatërrohen sepse njëri person në lidhje fillon të mendojë se personit tjetër nuk po ia ndien fare. Këtu shkatërrohet gjuha e dashurisë.

Pra, bëhuni të sinqertë për atë se çfarë dëshiron dhe, nëse lulet ju bëjnë të lumtur, tregoni atij. Nuk duhet të pritni që ai t’i dijë të gjitha për ju. /Telegrafi/