Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallove, duke filluar nga ora 14:30 e deri në ora 16:00, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës do të jetë i bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë këtij intervali kohorë të shfrytëzojnë rrugët alternative si:


Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh - Gadime e cila shpie në magjistralen Ferizaj - Prishtine dhe

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë - Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/