Reshjet e shiut që ranë mbrëmë gjatë natës dhe po vazhdojnë edhe sot, kanë shkaktuar probleme në komunën e Pejës.

Sikurse edhe herëve të tjera, edhe mbrëmë disa lagje të Pejës janë vërshuar pas reshjeve të shiut, shkruan Telegrafi.


Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihen dëmet që ka shkaktuar shiu si dhe rrugët e mbushura me ujë në lagjen “Azem Lukaj” në Pejë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate dje ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhduar me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e djeshme të institutit. /Telegrafi/

121610556 3339838999404967 7773318084491201323 o

121615530 3339839322738268 2093411448784894706 o

121644698 3339839206071613 4046496696687434308 o

121678131 3339839496071584 1088076343585597766 o