LAJMI I FUNDIT:

Shitje e mirë e Kindle Fire

Shitje e mirë e Kindle Fire

Amazon publikoi se pajisjet e tija Kindle, e në veçanti Kindle Fire, vazhdojnë të shiten shumë mirë.

Sipas pohimeve nga kompania, për javën e tretë me radhë blerësve janë duke ju dërguar më shumë se një milion Kindle në javë, e më i shituri është Kindle Fire. Gjithashtu theksohet se Kindle Fire është produkti që dhurohet më së shpeshti dhe produkti më i dëshiruar në mesin e miliona produkteve që janë në dispozicion nga faqet e Amazonit.

Në Amazon theksojnë edhe se Kindle Fire është gjithnjë e më i popullarizuar, respektivisht se shitja e tij po rritet nga java në javë. /Telegrafi/