LAJMI I FUNDIT:

Shitja e ushqimeve në furgonët më të çuditshëm (Foto)

Shitja e ushqimeve në furgonët më të çuditshëm (Foto)

Blerja e ushqimit do të shijonte më shumë, në ndonjërin prej këtyre furgonëve

Rreth vitit 1800, në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kanë nisur të shpërndahen ushqime dhe pije, nëpër qerre që tërhiqeshin nga kuajt, transmeton Telegrafi.


Walter Scott ka qenë i parë që ia preu dritaret furgonit të tij që e vendosi para zyres së një gazete, që t’ju shiste gazetarëve sanduiçe, ëmbëlsira dhe kafe. Më vonë, Thomas H. Buckley filloi të prodhonte stufa, lavamanë dhe frigoriferë të posaçëm, që do të vendoseshin nëpër furgonë, që nisn të shisnin rrugë, si pjesë e trendit që vazhdonte të zgjerohej.

Ditëve të sotme, furgonë të njëjtë shihen kryesisht afër festivaleve, garave sportive apo kur organizohen aktivitete të ndryshme, në hapësira ku nuk ka mundësi për ndërtesë të përhershme. Në anën tjetër, shitja e ushqimit në këtë formë, nuk është aq e popullarizuar, shkaku i lokaleve të shumta.

Megjithatë, disa furgonë janë dekoruar në mënyrën më çuditshme, që të tërheqin vëmendjen e klientet dhe të blejë produktet ofruara. /Telegrafi/