LAJMI I FUNDIT:

Shitja e derivateve për 24 orët e ardhshme – çmimi i naftës dhe benzinës nuk ndryshon

Shitja e derivateve për 24 orët e ardhshme – çmimi i naftës dhe benzinës nuk ndryshon

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet për shitjen e derivateve për 24 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, i benzinës me 1.33 euro dhe i gazit me 0.76 euro, përcjell Telegrafi.


Çmimet vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes, dhe kanë qenë të njëjta edhe për 24 orët e kaluara.

Pavarësisht zbritjes së dukshëm të çmimit të derivateve të naftës në botë, vlera e naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim. /Telegrafi/