LAJMI I FUNDIT:

Shiti të gjitha bizneset për të vizituar botën, gjermani Gregori Stark jep përshtypjet e tij për Kosovën

Shiti të gjitha bizneset për të vizituar botën, gjermani Gregori Stark jep përshtypjet e tij për Kosovën

Para disa ditësh, ai mori një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Shiti gjithë kapitalin që kishte: Për të vizituar botën.

Është ky gjermani Gregori Stark, i cili ka zgjedhur që destinacioni i radhës i vizitës së tij,  të jetë Kosova. Ai ka thënë se ky vend është i mrekullueshëm, ashtu sikurse njerëzit e saj.


“Deri sot kam qenë në 24 shtete, duke filluar nga Kanadaja, Zelandës së Re, në Azi dhe në vende të ndryshme të Evropës. Dhe për këtë arsye e kuptova që mua më pëlqen shumë udhëtimi. Por, me paratë që kisha, mund të udhëtoja vetëm dy javë. Kështu që vendosa të bëj diçka më të çmendur: të shes gjithë kapitalin tim  në Gjermani, që ta shëtisë gjithë botën”, deklaroi Gregori Stark për RTV Dukagjini.

Gregori ka një javë që po qëndron në Kosovë. Ishte Prizreni dhe Prishtina vendet që ka  vizituar, dhe ka mbetur i mahnitur me mikpritjen e njerëzve këtu, përcjell Telegrafi.

“Në Kosovë jam tash e dy javë. Kam takuar shumë  njerëz të mirë. Dhe nga ajo që kam parë këtu, do të kaloj shumë mirë edhe në ditët e ardhshme. Sepse, po mendoj të qëndroj ende”, shtoi më tej Gregori Stark.

Lista e vendeve që dëshiron të vizitojë është e madhe.

Dhe sipas tij, sakrifica që ka bërë ia ka vlejtur, sepse të shëtisësh botën është përvoja më e mirë për të.

“Nuk jam penduar aspak nga ajo që kam bërë. Mua më pëlqejnë aventurat. Dhe në përgjithësi më pëlqejnë gjerat e çmendura. Kështu që mendoj që ja ka vlejtur e gjithë kjo sakrificë”, tha ndër të tjera Gregori Stark.

I mahnitur me “aventurën” në Kosovë, Gregori Stark ka thënë se këtë udhëtim do ta mbajë gjatë në mendje./RTV Dukagjini/Telegrafi/