LAJMI I FUNDIT:

Shitet për 3.8 milionë dollarë, i vetmi ekzemplar Aston Martin Vulcan (Foto)

Shitet për 3.8 milionë dollarë, i vetmi ekzemplar Aston Martin Vulcan (Foto)

Prodhuesi britanik Aston Martin, ka bërë të ditur se do të lansojë më 2019, modelin e ri Vulcan që është i bazuar në makinat e Formula One.

Mirëpo, të vetmin ekzemplar që e ka prodhuar deri më tani, kompania ka vendosur ta shesë për çmimin enorm prej 3.8 milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Nuk është bërë e ditur, për të interesuarit lidhur me makinën e shpejtë, që mund të vozitet vetëm në pistë dhe është ilegale të lëvizet me të në rrugë.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Vulcan e arrin për 2.9 sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 321 kilometrave në orë. /Telegrafi/