LAJMI I FUNDIT:

Shitet BMW që për 34 vjet ka të kaluara vetëm 508 kilometra – edhe pse shtrenjtë, dashamirët thonë se ia vlen çdo cent

Shitet BMW që për 34 vjet ka të kaluara vetëm 508 kilometra – edhe pse shtrenjtë, dashamirët thonë se ia vlen çdo cent

Kjo makinë është një perlë e vërtetë: Seria BMW 325iX E30 e shitur në Mbretërinë e Bashkuar ka të kaluara vetëm 508 kilometra në 34 vjet.

Vetura shitet nga kompania Koenigsegg Supervettura, një tregtar britanik i modeleve sportive, përcjell Telegrafi.


Makina thuhet se u prodhua në 27 mars të vitit 1986, dhe mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Danimarka.

Ajo kishte qëndruar vazhdimisht në një hangar me ajër të kondicionuar.

“Makina ka ende goma origjinale Pirelli që blerësi i ardhshëm do të duhet të zëvendësojë”, thotë James Huntley, një shitës në Koenigsegg Supervettura.

Sigurisht, si e rrallë që është, ajo edhe kushton.

Supervettura po kërkon 48,000 funte.

Por dashamirët e Oldtimer-ëve nuk kanë asnjë dilemë: Kjo BMW 325iX ia vlen në çdo cent. /Telegrafi/