LAJMI I FUNDIT:

SHISH dhe Kundërterrori angazhohen për të hetuar përfshirjen e rusëve në skandalin e pagave në Shqipëri

SHISH dhe Kundërterrori angazhohen për të hetuar përfshirjen e rusëve në skandalin e pagave në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimin mbi skandalin e publikimit të pagave. Pas arrestimit të katër personave, tashmë po hetohet edhe oligarku rus Oleg Viktorovich Boiko, duke bërë që në këtë çështje, të angazhohen edhe institucione të tjera të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare.

Prokuroria e Tiranës që po udhëheq hetimin e dosjes së nxjerrjes në publik të bazës së të dhënave të 690 mijë shqiptarëve dhe të huajve, ka aktivizuar në këtë hetim dhe Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH), Shërbimin Informativ Ushtarak dhe një strukturë të Policisë së Shtetit, që është është Antiterrori.


Të tria këto zyra të sigurisë kombëtare janë angazhuar nga Prokuroria për të mësuar rreth aktivitet real të Endri Ikonomit dhe dy shtetasve rusë.

Oligarku rus me shtetësi Italiane, Boiko deri në muajin shtator ka qenë fizikisht në Shqipëri.

Kjo pasi prokuroria e Tiranës ka verifikuar sistemin TIMS si dhe ka sekuestruar një sërë dokumentesh, ku Boiko ka firmosur në shtator të pranojë dorëheqjen e administratorit Ikonomi dhe në vend të tij të emërojë dhe prezantojë rusin Vlado Cvetkosvki.

I arrestuari për skandalin e pagërrjedhjes në Shqipëri punon për një miliarder rus
Lexo po ashtu I arrestuari për skandalin e pagërrjedhjes në Shqipëri punon për një miliarder rus

Kompania e oligarkut rus ushtron aktivitet në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa funksioni i saj lidhet me faktin e ofrimit të shërbimit për ndërtimin e produkteve të ndryshme elektronike për institucionet financiare dhe kredidhënëse.

Por tashmë roli i tyre në Shqipëri, por shihet me mjaft pikëpyetje nga strukturat e inteligjencës, të cilat kanë vënë në skaner pronarët dhe punonjësit e kësaj kompanie.

Aktualisht njëri nga drejtorët e kompanisë është arrestuar nga prokuroria për akuzën e korrupsionit aktiv, ndërsa pritet që ai të verifikohet me imtësi edhe për veprimtari kundër rendit dhe sigurisë kombëtare.

Kompania shqiptare “Piressa Holdings Limited” është blerë me 100 euro nga oligarku rus, ndërsa tashmë kapitali i saj ka shkuar te 400 milionë lekë [rreth 330 mijë euro].

Emri i kompanisë, doli pikërisht sapo prokuroria e Tiranës arrestoi Ikonomin, si njeriun që kishte korruptuar me 200 mijë apo 300 mijë lekë [2,500 euro] specialistin e IT të Tatimeve dhe AKSHI-it për marrjen e të dhënave të pagesave të çdo muaji për 690 mijë shqiptarë e të huaj.

Kjo solli dhe arrestimin më pas të specialists tjetër të AKSHI-t, Eni Qirjako dhe pronarit të kompanisë “Smart Collection”, Klodian Sota. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori