LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Shkupi është në pozitë të mirë për problemin me ajrin e ndotur

Shilegov: Shkupi është në pozitë të mirë për problemin me ajrin e ndotur

“Rrjeti i ngrohjes, gazifikimi dhe sistemi i ri i transportit publik janë tre projektet fundamentale, të cilat për fat të keq kryeqyteti në tre dekadat e kaluar i ka lëshuar dhe tani jetojmë në pasojat e këtij lëshimi”.

Këtë e tha sot kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov. I pyetur për masat ndaj ndotjes së ajrit, Shilegov tha se këto masa janë zgjidhje afatmesme, duke shtuar se “problemi me ndotjen, nuk zgjidhet brenda natës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Bashkia e Shkupit ka fituar rrjetin e ngrohjes dhe për mua është një nga masat fundamentale, e rrumbullakuam unazën e tubacionit rreth qytetit të Shkupit, strategjia për gazifikimin sekondar dhe terciar vërtetohet në nivel shtetëror, por qyteti është i gatshëm të hyjë në ato cikle. Në negociata finale jemi me Qeverinë edhe për financimin e sistemit të ri të transportit publik në qyteti tonë”, tha Shilegov.

Ai shtoi se Shkupi është vendosur në situatë të mirë për problemin me ndotjen e ajrit.

“Më datën 19 kemi seancë të Këshillit të sistemit energjetik të qytetit me çka do të hapim mundësi formale të paraqitemi nëse aplikues para Komisionit rregullator që të marrim licencë për distribuim, ndërsa pas Vitit të Ri edhe për furnizim”, tha Shilegov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori