LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Pres që opozita maqedonase përfundimisht të ndahet nga e kaluara kriminale

Shilegov: Pres që opozita maqedonase përfundimisht të ndahet nga e kaluara kriminale

Kryetari i Bashkisë së Shkupit sot deklaroi se “sfida që lamë në tryezë është e madhe edhe ndaj partitë tjera politike. Pres që partitë politike tjera ta ndjekin shembullin e LSDM-së pavarësisht se cili është statusi i tyre momental, a janë në pushtet apo në opozitë. Pres që opozita më në fund të ndahet nga e kaluara kriminale dhe të dënojë krimin që është bërë nga njerëzit e saj, dhe të mos i mbrojë”.

Ai pret që një pjesë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së të japin dorëheqja për shkak se, siç tha ai, përfshirjen e tyre në krim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pres që në vend se të promovojmë primitivizmin dhe fashizmin në politikë e Maqedonisë, të bëhen një parti e vërtetë e djathtë”, tha Shilegov.

I pyetur se cila është arsyeja në LSDM dhe a është i kënaqur nga puna e partisë, Shilegov tha se vlerësimi ka qenë se duhet të bëhet restartimi i strukturave partiake që do të çonte edhe në ristartimin e institucioneve shtetërore.

Ai thotë se për një vit e gjysmë si kryetari i Bashkisë së Shkupit në parim është i kënaqur nga puna e bashkëpunëtorëve të tij të afërt./Telegrafi/