LAJMI I FUNDIT:

Shikoni trailerin për Warzone 2.0

Shikoni trailerin për Warzone 2.0

Platforma pa pagesë e Call of Duty dhe vazhdimi i paraardhësit të tij, Warzone 2.0, nga nesër do të jenë në dispozicion të lojtarëve në mbarë botën dhe me këtë rast, Activision publikoi një trailer në të cilin prezantuan gjithçka që i pret lojtarët.

Vazhdimi i shumëpritur i Call of Duty MW II u prezantua zyrtarisht pak më shumë se dy javë më parë dhe u prit me shumë entuziazëm nga fansat e kësaj loje, dhe 16 ditë më vonë të gjithë presin vazhdimin, nëse mund të thuash kështu, Warzone 2.0.


Ashtu si MW II, Warzone 2.0 vjen në një botim plotësisht të rifreskuar, kështu që duke gjykuar nga traileri i publikuar, vetëm kërcimi nga aeroplani do të jetë i njëjtë.

Një hartë e re, mënyrat e lojës, armët sipas edicionit MW II, aeroplanët e vjetër do të zëvendësohen me MIG, kuadrat dhe automjete me xhipa më modernë me mitralozë dhe shumë risi të tjera janë paraqitur në trailerin e publikuar.

“Është fantastike të shohësh që i gjithë komuniteti është i lumtur dhe jo i zhgënjyer”, “Kjo është loja më e mirë trailer që kam parë ndonjëherë”, “Ju e ktheni energjinë që kishte Verdansk, komuniteti është krenar. Urime”, janë vetëm disa nga komentet në videon e publikuar.

Ndërsa numërojmë orët mbrapsht deri në Warzone 2.0, shikoni se çfarë ka përgatitur Activision për epokën e re në të cilën do të prezantojë edhe modalitetet DMZ. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Kalo në kategori